
Një aksident ka ndodhur në Sllatinë.
Sot gjatë mesditës ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Pejë – Prishtinë, përkatësisht afër Sllatinës.
Në këtë aksident janë përfshirë tri vetura, ku një person ka pësuar lëndime dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore, shkruan Reporteri.net
Lajmin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.
“Në ora 18:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë. Njësia e trafikut nga vendi i ngjarjes, njofton se në aksident të ndodhur në fshatin Sllatinë (drejtimi Pejë- Prishtinë) janë përfshirë tri vetura. Si pasojë e aksidentit një person ka kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia policore e trafikut po merret me ekzaminimet në vend-ngjarje”, tha Krasniqi.