Aksident me të lënduar në Vranjevc, policia jep detaje

20:55 | 27 Mars 2019

Një aksident si pasojë e të cilit mbetën dy të lënduar ka ndodhur në lagjen “Kodra e Trimave”, në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë Rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për Gazetën Express se aksidenti ka ndodhur mes dy veturave, ndërsa dy persona janë dërguar në QKUK.

“Rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën se ka ndodhur një aksident trafiku ne rrugën ,,Fahri Fazliu” në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë. Ne këtë aksident ku kanë qenë të përfshira dy vetura, lëndime trupore kane pësuar dy persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë qe me rast po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Gazeta Express më herët publikoi pamjet nga aksidenti mes veturave të tipit Mercedes dhe BMW.

Komento: