Aksident me të lënduar tek ‘Kroni i Mbretit’, përfshihen 5 automjete

18:15 | 09 Qershor 2021

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë në rrugën Pejë-Prishtinë, saktësisht tek ‘Kroni i Mbretit’.

Të përfshira në këtë aksident ishin 5 automjete të cilat u përplasën njëra pas tjetrës, përcjell lajmi.

Nuk dihet për persona të lënduar, por që në vendin e ngjarjes është shkaktuar kolonë e gjatë.

Gjatë javës që lamë pas pati një numër të madh të aksidenteve, ku disa prej tyre përfunduan edhe me fatalitet.

Nga Policia e Kosovës vazhdimisht është apeluar për kujdes të shtuar në trafik.

Komento: