Ka ndodhur një aksident i rënde trafiku në fshatin Orllan të Podujevës si pasojë e të cilit janë lënduar tetë persona njëri prej tyre në gjendje të rëndë.
Rastin për lajmi e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se aksidenti ka ndodhur në orën 17:30.
Ahmeti po ashtu ka bërë të ditur se njëri nga tetë personat e lënduar është në gjendje më të rëndë.
Në aksident kanë qenë të përfshirë një veturë dhe një furgon.
Dyshimet e para janë se furgoni ka devijuar nga rruga dhe e ka goditur veturën e parkuar.
Me rastin po merret njësiti i trafikut.