Aksidentet e trafikut janë bërë shumë të shpeshta në vendin tonë.
Një aksident trafiku ka ndodhur pasditën e së mërkurës në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë.
Një autobus i trafikut urban është ndeshur me një veturë me targa lokale.
Dëmët materiale në aksident janë të konsiderueshme ndërsa nuk është bërë e ditur për ndonjë person të lënduar.
Vendit të aksidentit menjëherë i është përgjigjur policia rrugore e cila është marrë me shikimin e vendit të ngjarjes.