Aksident mes dy autobusëve, humbin jetën shumë persona

14:45 | 22 Mars 2019

Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur në Ganën jugore.

60 njerëz thuhet se ishin djegur e kanë humbur jetën kur dy autobusë u përplasën.

Policia e Ganës konfirmoi se 60 persona mbetën pa shenja jete në tragjedinë, që ndodhi rreth orës 2.00 të premten.

“Mjetet po udhëtonin në drejtime të ndryshme kur ndodhi përplasja”, tha komandanti i policisë, Joseph Antëi Gyaëu për AFP.

“Të paktën 60 njerëz janë konfirmuar pa shenja jete kur një nga autobusët e kaploi zjarri në mënyrë serioze,” shtoi ai.

Secili prej autobusëve kishin rreth 50 udhëtarë në kohën e rrëzimit.

Shërbimet e emergjencës arritën në vendin e ngjarjes, duke përfshirë zjarrfikësit për të vënë në lëvizje automjetet që flaknin.

Këame Arhin, një mjek në Spitalin Qeveritar Kintampo, tha se 28 persona u trajtuan për lëndime.

“Shtatë nga 28 pasagjerët që nxituan për këtu janë në gjendje kritike”, tha Arhin për AFP.

“Shumica e tyre kishin plagë në kokë. Kam parë edhe të tjerë që i kanë për nisur në morg, “shtoi ai.

Komento: