Aksident mes dy veturave në Gjilan, policia jep detaje

19:38 | 15 Shkurt 2025

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në lagjen “Freskia” në Gjilan.

Rastin për Front Online e ka konfirmuar, zëdhënësi i policies  për rajonin e Gjilant, Valon Osmani.

Sipas tij, nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.

“Sonte rreth orës 17 e 50 kemi marr informatën për një aksident trafiku mes dy veturave. Nga ky aksident nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale. Me rastin po mirret njësia rajonale e policisë në Gjilan”, ka thënë Osmani.

Komento: