Aksident mes dy veturave në Tomoc të Istogut, lëndohen 5 persona

18:55 | 04 Prill 2026
aksident-ne-mitrovice,-gjashte-te-lenduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Tomoc të Istogut.

Në aksident janë përfshirë dy vetura, teksa pesë persona kanë pranuar tretman mjekësor nga lëndimet e pësuara.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Personat e lënduar janë dërguar fillimisht në Qendrën e Mjekësisë Familjare dhe më pas disa prej tyre në emergjencë për trajtim të mëtejshëm”.

Komento: