Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë

13:26 | 25 Gusht 2025
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë

Një person ka marrë lëndime trupore pas një aksidenti në rrugën “Fadil Vata”, në Prishtinë.

Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën10, zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

“Sot rreth orës 12:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën Fadil Vata në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë është lënduar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor”, ka thënë Pllana. /Gazeta10 

Komento: