Aksident mes një veture dhe një kamioni në Istog, 3 persona të lënduar – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Aksident mes një veture dhe një kamioni në Istog, 3 persona të lënduar

20:12 | 02 Mars 2021

Lëndohen 3 persona në një aksident mes një veture dhe një kamioni në Istog.

Tre persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Bellopojë të Istogut.

Sipas mjekëve, gjendja e të lënduarve është mirë dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

Aksidentin dhe gjendjen e pacientëve e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Rreth orës 14:20, Policia e Kosovës është njoftuar për një aksident në fshatin Bellopojë të Istogut, ku ishin të përfshira një kamion dhe një veturë. Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar 3 persona dhe sipas mejkëve ata janë jashtë rrezikut për jetë, pra kanë lëndime të lehta”, tha Rugova.

Komento: