Aksident mes trenit dhe një kombi-busit në Klinë, dy persona dërgohen në Spitalin e Pejës

20:03 | 09 Mars 2024

Një tren i udhëtarëve dhe një kombi-bus janë përplasur sot në Krushevë e Madhe të Klinës. Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar dy persona, të cilët janë dërguar në Spitalin e Pejës.

Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sot rreth orës 18:10, Policia është njoftuar për një aksident në fshatin Krushevë e Madhe, Kline. Në aksident është i përfshirë treni i udhëtarëve dhe një kombi-bus. Dy persona janë dërguar me Emergjencë për në Spitalin Rajonal në Pejë”.

Në vendngjarje kanẽ dalë të gjitha njësitet kompetente, sipas Gashit.

Komento: