Aksident mes tri automjeteve në Mamushë, lëndohen gjashtë persona

09:26 | 26 Janar 2026
aksident-mes-tri-automjeteve-ne-mamushe,-lendohen-gjashte-persona

Një aksident trafiku ka ndodhur në Mamushë, ku janë përfshirë tri automjete. Policia ka bërë të ditur se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar gjashtë persona.

“Është raportuar për aksident trafiku me të lënduar në mes të tri automjeteve, përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar një femër kosovare dhe pesë meshkuj kosovarë. Të lënduarit pas tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi”, thuhet në raportin e policisë.

Komento: