
Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në rrugën Pejë–Rugovë, në kilometrin e tetë, ku janë përfshirë tri automjete.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Driton Rugova, i cili tha se si pasojë e aksidentit ka pasur persona të lënduar.
“Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në spital”, ka deklaruar Rugova.
Rugova shtoi se njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e të lënduarit./KK