Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë-Podujevë, lëndohen pesë persona

13:03 | 02 Mars 2024
aksident-mes-tri-veturave-ne-rrugen-prishtine-podujeve,-lendohen-pese-persona

Një aksident mes tri veturave ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë, ku kanë mbetur të lënduar pesë persona.

Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 11:00, kemi pranuar informatëm për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë -Podujevë. Në aksident janë përfshirë tri automjete, ku pesë persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë Ahmeti./Front Online

Komento: