Aksident në autostradën “Arbën Xhaferi”, një person në gjendje kritike – dërgohet në QKUK

23:51 | 12 Shtator 2024

Në autostradën “Arbën Xhaferi”, në afërsi të fshatit Konjuh ka ndodhur një aksident zingjirorë, e të përfshira kanë qenë tri vetura.

Siç mëson gazetarja e Klan Kosova, një person ka pësuar lëndime dhe është në gjendje të rëndë, i cili është dërguar për trajtim në QKUK.

Ende nuk dihet se a ka persona të tjerë të lënduar.

Ndërkaq, Front Online, ka kontaktuar me policinë, dhe është ende në pritje të një përgjigje më të hollësishme.

Komento: