Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”

11:52 | 26 Korrik 2021

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Telegrafin se në aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”, nuk ka të lënduar.

Zëdhënësi i policisë, Baki Kelani ka thënë se në aksident janë përfshirë dy vetura.

“Bazuar në informacionet e deritanishme, sot më datë 26.07.2021 rreth orës 08:35 ka ndodhur një aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova” afër lokacionit Suharekë-Duhël, km i 35. Në aksident të përfshira kanë qenë dy vetura, nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale. Rruga është e lirë për qarkullim”, ka thënë Kelani.

—–

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Sipas videos të cilën lexuesit e kanë dërguar në adresë të Telegrafit, shihet një veturë e cila është e dëmtuar shumë.

Sipas lexuesve nuk është raportuar për të lënduar.

Komento: