Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, tre persona të lënduar.
Tre persona janë lënduar sot nga aksidenti i cili ka ndodhur në autostradën ”Ibrahim Rugova”, saktësisht në kilometrin e pestë të Malishevës.
Rastin e ka konfirmuar për Reporteri zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Është raportuar për një aksident trafiku, në kilometrin e 56’të afër Malishevës diku, janë të përfshira tri automjete dhe një rimorkio. Janë raportuar të lënduar tre persona, ku dy prej tyre kanë marrë lëndime me të rënda. Njësiti për menaxhim dhe kontroll të autostradave është në vendin e ngjarjes duke i kry procedurat e tjera si dhe për të kuptuar shkaqet e këtij aksidenti”, ka thënë Hoxha.