Aksident në autostradën Levan–Vlorë, përplasen disa automjete

11:56 | 17 Gusht 2025
Aksident në autostradën Levan–Vlorë, përplasen disa automjete

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në autostradën Levan–Vlorë, në afërsi të fshatit Panaja.

Në aksident janë përfshirë disa automjete, duke shkaktuar radhë të gjata dhe qarkullim të vështirësuar në këtë aks.

Policia ndodhet në vendngjarje për të menaxhuar trafikun dhe për të kryer veprimet hetimore mbi shkaqet e aksidentit. Ende nuk raportohet për të lënduar./A2Cnn

Komento: