Aksident në autostradën Suharekë-Prizren, vdes një person

21:09 | 27 December 2021

Aksidentet me fatalitetet janë shtuar ditëve të fundit.

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte në autostradën Suharekë-Prizren.

Lajmin e ka konfirmuar për Express, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Ai tha se në aksident janë përfshirë një automjet dhe një këmbësor, ku këmbësori ka vdekur pas goditjes nga automjeti.

“Rreth orës 20:00 në autostradë afër Suharekës, është shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet. Sipas informatave fillestare dyshohet se një automjet dhe një person këmbësor janë përfshirë në këtë aksident. Njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pas raportimeve tjera do të njoftoheni për detajet”, tha Hoxha.

Komento: