Aksident në Fushë Kosovë.
Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në dalje të Fushë Kosovës.
Këtë e konfirmoi Bajram Krasniqi, zëdhënës për media në Policinë e Kosovës.
“Aksidenti ka ndodhur në dalje të Fushë Kosovës drejtimi për Sllatinë në ora 17:25. Në aksident janë përfshirë tetë vetura, si pasojë e aksidentit janë lënduar shtatë persona”, tha Krasniqi