Aksident në Gjakovë, lëndohen 5 persona – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Aksident në Gjakovë, lëndohen 5 persona

11:49 | 16 Janar 2020

Pesë të lënduar në një aksident mes tri veturave në Gjakovë.

Pesë persona kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti mes tri veturave në Dol të Gjakovës
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:00 të ditë së sotme.

Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga shefi i Njësisë së Trafikut Rajonal në Gjakovë, Albin Sahatqija.

“Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 08:00 në fshatin Dol. Pesë persona janë lënduar, të cilët janë jashtë rrezikut për jetë. Aksidenti ka ndodhur në një kthesë të ashpër, ku dy vetura të cilat nuk i kanë respektuar rregullat e kanë goditur veturën e tretë”, ka thënë Sahatqija.

Komento: