Aksident në Gllarevë, lëndohen dy persona

18:13 | 24 Prill 2023
Ilustrim

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti të ndodhur në fshatin Gllarevë të Klinës.

Aksidenti ka ndodhur mes dy veturave.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 15:53 në fshatin Gllarevë ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave, dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente dhe po merren me rastin”, tha Gashi.

Komento: