Aksident në Gllarevë të Klinës, ka të lënduar

18:16 | 19 Korrik 2022

Një aksident trafiku ka ndodhur sot pasdite në Gllarevë të Klinës.

Policia për Rajonin e Pejës ka bërë të ditur se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.

Për pasojë, katër persona kanë mbetur të lënduar.

“Rreth orës 15:20, policia është informuar për një aksident trafiku, i cili ka ndodhur në fshatin Gllarevë – Klinë, në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura dhe si pasojë 4 persona kanë pësuar lëndime trupore, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”, kanë thënë nga Policia.

Komento: