Aksident në Gurrakoc të Istogut, lëndohen dy persona

22:08 | 31 Dhjetor 2024
aksident-ne-gurrakoc-te-istogut,-lendohen-dy-persona

Një aksident ka ndodhur në fshatin Gurrakoc në ora 18:40, të martën.

Këtë e ka konfirmuar Driton Rugova, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës.

Ai ka thënë se në aksident kanë qenë të involvuara dy vetura, si pasojë dy persona kanë pësuar lëndime trupore.

“Sot rreth orës 18:40, Policia është njoftuar për një aksident i cili ka ndodhur ne fshatin Gurrakoc, në këtë aksident ishin të involvuara 2 vetura dhe si pasojë e këtij aksidenti 2 persona kanë pësuar lendime trupore, të lenduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, për tretman mjekësor”, ka thënë Rugova.

Komento: