Aksident në hyrje të Mitrovicës, lëndohen tre persona

22:33 | 26 Shkurt 2024

Tre persona kanë mbetur të lënduar në rrugën nacionale në hyrje të Mitrovicës, si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy vetura.

Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:17, ndërsa të lënduarit kanë kërkuar tretman mjekësor.

“Rreth orës 20:17, është  raportuar për një aksident trafiku i shkaktuar në rrugën nacionale në  hyrje  të Mitrovicës,  në  aksident janë përfshirë dy vetura, si pasojë  e aksidentit tre  persona  kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka deklaruar Zahiti. /Front Online/

 

Komento: