Aksident në Itali: Vdes 35-vjeçarja shqiptare

23:13 | 26 June 2022

Një aksident trafiku tragjik ka ndodhur në Itali.

Një grua shqiptare ka gjetur vdekjen në një aksident tragjik të ndodhur në Itali. Bashkë me të në këtë aksident ka gjetur vdekjen edhe një 46-vjeçar Italian.

Sipas mediave italiane, në aksident u përfshinë një BMW që drejtohej nga 35-vjeçarja me origjinë shqiptare Matilda Hidri dhe një fuoristradë tip Volvo që drejtohej nga 46-vjeçari italian Giuseppe Garavaglia.

Shkak i këtij aksidenti mësohet se është bërë 46-vjeçari Italian i cili ka ecur për 5 kilometra kishte udhëtuar kundravajtje në korsinë e gabuar të autostradës.

Tre persona të tjerë mbetën të plagosur nga ky aksident; një fëmijë 4 vjeç, një grua 34-vjeçare dhe një 35-vjeçar.

Këta të tre udhëtonin me një makinë Volksëagen pas makinës së Matilda Hidrit dhe u përfshinë gjithashtu në aksident.

Komento: