Aksident në Lezhë, vdesin dy persona

16:26 | 08 Nëntor 2025
Aksident në Lezhë, vdesin dy persona

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në rrugën Lezhë-Milot në Shqipëri, ku kanë humbur jetën dy shtetas shqiptarë.

Top Channel raporton se si pasojë e aksidentit kanë vdekur shtetasi R. H., 66 vjeç, dhe pasagjeri i tij, shtetasi A. H., 52 vjeç.

Raportohet se “shkak i aksidentit ishte pozicionimi i gabuar në karrexhatë i njërit prej drejtuesve, i cili rezultoi gjithashtu në gjendje të dehur, ndërsa hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes vazhdojnë”.

“33-vjeçari është arrestuar në flagrancë, ndërkohë që grupi hetimor po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”.

Komento: