Aksident në Lipjan, ka të lënduar

19:44 | 18 Shkurt 2021

Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në Lipjan.

Rastin e ka konfirmuar për Express, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 18:00, në rrugën Lipjan -Shtime, ka ndodhur një aksident i komunikacionit në mes të dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona”, tha Ahmeti.

Ahmeti tha se me rastin po merren hetuesit policor nga njësiti i trafikut.

Komento: