Aksident në Lluzhan të Podujevës, lëndohen dy persona

18:31 | 05 Janar 2024
aksident-ne-lluzhan-te-podujeves,-lendohen-dy-persona

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në Lluzhan të Podujevës.

Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 18:00 kemi pranuar informatën se në fshatin Lluzhan, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona”, tha ahmeti.

Më tej, Ahmeti tha se me rastin po merret njësiti i trafikut./Front Online

Komento: