Aksident në magjistralen Ferizaj-Kaçanik, ka të lënduar

23:01 | 26 Prill 2019

Aksidentet në vendin tonë nuk kanë të ndalur.

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur këtë mbrëmje në magjistralen Ferizaj-Kaçanik.

Rastin e ka konfirmuar Agim Gashi, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt.

Ai tha se njëri nga të lënduarit është përcjell për trajtim më të gjerë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ky aksident trafiku në të cilin raportohet se janë përfshirë dy vetura, mësohet se ka ndodhur në afërsi të zonës së njohur si Fusha e Pajtimit.

Komento: