Aksident në magjistralen Ferizaj-Prishtinë

19:32 | 11 Qershor 2022

Aksidentet janë shtuar shumë ditëve të fundit.

Një person ka pësuar lëndime si pasojë e aksidentimit nga një veturë gjatë kohës sa po kalonte rrugën në magjistralen Ferizaj-Prishtinë mëngjesin e së shtunës.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se këmbësores i është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor.

“Rreth orës 08:30, është raportuar për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në magjistralen Ferizaj – Prishtinë. Informacionet e para bëjnë të ditur se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësore të cilës i është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor”, tha ai.

Tutje, ai bëri të ditur se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti.

Komento: