Aksident në magjistralen Ferizaj-Shtime, ka të lënduar

23:43 | 07 Gusht 2022

Një aksident ka ndodhur në Shtime.

Një person ka mbetur i lënduar pas një aksidenti që ka ndodhur sonte në rrugën magjistrale Ferizaj-Shtime, saktësisht në fshatin Koshare.

Aksidentin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Ferizaj, Kanun Veseli derisa shtoi se i lënduari ka pranuar tretman mjekësor.

“Në ora 22:13 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën magjistrale Ferizaj-Shtime, në fshatin Koshare është një aksident komunikacioni, e përfshirë vetëm një automjet. Një person ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Njësia e Komunikacionit është në vendin e ngjarjes dhe po e heton rastin”, tha Veseli.

Duhet përkujtuar që një numër i madh i aksidenteve janë raportuar gjatë orëve të fundit në Prishtinë, si dhe në qytetet e tjera të vendit.

Komento: