Aksident në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, ka të lënduar

19:05 | 09 Dhjetor 2019

Katër persona kanë mbetur të lënduar pas aksidentit në magjistralen Mitrovicë – Prishtinë

Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 16:30 në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Kçiq.

Kjo është bërë e ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Në aksident ishin të përfshira dy vetura civile, ku si pasojë lëndime kanë pësuar katër persona të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Shkaktar i këtij aksidenti besohet se është mosmbajtja e distancës”, ka thënë Zahiti.

Komento: