Aksident në magjistralen Pejë-Deçan, ka të lënduar

23:19 | 07 Korrik 2020

Aksident në magjistralen Pejë-Deçan.

Katër të lënduar është bilanci i aksidentit që ka ndodhur sonte në orët e mbrëmjes në magjistralen Pejë-Deçan, konkretisht në fshatin Lëbushë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi.

Gashi tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës.

Në aksident kanë qenë të përfshira tre vetura.

Komento: