Aksident në magjistralen Prishtinë -Gjilan, 7 persona lëndohen

18:59 | 02 Maj 2022

Edhe një aksident ka ndodhur në Prishtinë.

Shtatë persona janë lënduar nga përfshirja e dy veturave në një aksident në magjistralen Prishtinë – Gjilan në afërsi të pendës së liqenit të Badocit.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, tha për Express se për këtë aksident është raportuar rreth orës 16:00.
“Informatacionet e para bëjnë të ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërkaq shtatë persona janë lënduar, të cilët janë dërguar në qendrat më të afërta mjekësore si dhe në QKUK – Prishtinë, për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha ai.

Njësia rajonale e trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe Borovci tha se një hetim ka nisur lidhur me rrethanat e këtij aksidenti.

Komento: