Aksident në Mejë të Gjakovës, lëndohen dy persona

15:26 | 03 Shkurt 2026
aksident-ne-meje-te-gjakoves,-lendohen-dy-persona

Dy persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti ndërmjet dy veturave në Mejë të Gjakovës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, e cila tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:35.

“Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor është duke e trajtuar rastin dhe hetimet për aksidentin po vazhdojnë deri në zbardhjen e plotë të detajeve të rastit”, tha ajo.

Komento: