Aksidentet janë shtuar shumë kohëve të fundit.
Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë.
Zëdhënësi i Drejtorisë së Policisë Rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti, deklaroi për KosovaPress se aksidenti ka ndodhur në segmentin rrugor në fshatin Lushtë të Mitrovicës.
“Aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 14:00, në rrugën rajonale Mitrovicë -Pejë segmenti rrugor në fshatin Lushtë të Mitrovicës. Në aksident është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit, katër persona kanë pësuar lëndime”, tha ai.
Zahiti nuk ka dhënë më shumë detaje ndërsa nuk është bërë i ditur as shkaktari i aksidentit