Aksident në Pejë, goditet një 10 vjeçare

18:13 | 13 Gusht 2022

Një aksident ka ndodhur në Pejë.

Një vajzë dyshohet se është goditur nga një veturë në Vitomiricë të Pejës.

Një dëshmitar i cili ka dërguar pamje në adresë të Gazetës Online Reporteri.net ka thënë se vajza është e moshës diku 10 vjeçare.

Në vendin e ngjarjes shihen Policia e Kosovës. Të kontaktuar nga Reporteri.net, këta të fundit ende nuk kanë dhënë detaje në lidhje me këtë rast.

Komento: