Numri i aksidenteve është shtuar shumë kohëve të fundit.
Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 18:00 të ditës së sotme në fshatin Peran të Podujevës.
Indeksonline mëson se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, një golf 2 dhe një mercedes.
Ndërsa si pasojë, dy persona kanë përfunduar të lënduar.
Ndryshe, numri i aksidente të trafikut në vendin tonë vazhdon të jetë shqetësues.
Si pasojë e pakujdesisë gjatë ngasjes, janë shënuar edhe viktima, veçmas gjatë sezonit të verës.