Aksident në Podujevë, lëndohen tre persona

21:15 | 23 Maj 2021

Edhe ky aksident ka të lënduar

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Gllamnik të Podujevës.

Kështu ka bërë të ditur për Express zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 19:30 , ka ndodhur aksidenti. Tre persona janë lënduar”, ka thënë Ahmeti.

Kujtojmë se një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Korroticë e ulët të Drenasit, ku janë përfshirë dy vetura.

Nga ky aksident kanë humbur jetën dy gra, ndërsa janë lënduar edhe katër persona të tjerë, mes tyre edhe fëmijë.

Komento: