Aksident në Podujevë, pesë të lënduar

17:05 | 22 Gusht 2021

Aksidentet janë shtuar shumë ditëve të fundit.

Një aksident trafiku ka ndodhur në Sibovc të Podujevës, si pasojë e të cilit kanë mbetur të lënduar pesë persona.

Këtë e ka bërë të ditur për Klankosova.tv zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila tha se në aksident janë përfshirë dy automjete

“Sot rreth orës 12:00 në fshatin Sibovc të Podujevës, ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha Ahmeti.

Tutje, ajo tha se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Komento: