Aksident në Prishtinë, ka edhe të lënduar

18:10 | 08 July 2020

Aksident trafiku në Prishtinë, lëndohet një person.

Një aksident trafiku ka ndodhur mesditën e sotme në Prishtinë. Si pasojë e aksidentit, një person ka mbetur i lënduar.

Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Arlinda Rexhepi.

“Me datë 08.07.2020 në rrugën “B” në Prishtinë është raportuar për një aksident trafiku mes një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e këtij aksidenti, lëndime trupore ka pësuar një person. Në vendngjarje kanë dalë njësitë kompetente të cilat e kanë trajtuar rastin”, ka thënë Rexhepi.

Komento: