Aksident në Prishtinë, ka edhe të lënduar

10:32 | 05 Dhjetor 2020

Aksident mes tri veturash në Prishtinë, lëndohen tre persona.

Tre persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 07:00 në rrugën “Nekibe Kelmendi” në Prishtinë.

Aksidenti ka ndodhur mes tri veturash.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 07:00 në rrugën Nekibe Kelmendi në Prishtinë, ka ndodhë një aksident trafiku në mes të 3 automjeteve. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 3 tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.

Komento: