Aksident në Prishtinë, ka edhe të lënduar – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Aksident në Prishtinë, ka edhe të lënduar

21:11 | 26 Shtator 2019

Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen tre persona.

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në Prishtinë, përkatësisht në rrugën “Zagrebi” afër Ministrisë së Shëndetësisë.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar për Reporterin se në aksidentin në të cilin janë përfshirë tri vetura, tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë duke marrë trajtim mjekësor.

“Rreth orës 20:00 ka ndodh një aksident trafiku në Prishtinë. Në aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit 3 persona kanë marrë lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë për Reporterin Flora Ahmeti.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!