Aksident në Prishtinë, ka të lënduar

16:15 | 11 Qershor 2019

Aksidentet janë shtuar ditëve të fundit.

Një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur rreth orës 15 e 30 në rrugën “UÇK” në Prishtinë, raporton Indeksonline.

Aksidenti ka përfunduar me dëme materiale ndërkohë ngasësi i motoçikletës ka pësuar lëndime te lehta trupore.

Policia ka siguruar vendin e ngjarjes derisa aty është paraqitur njësiti i trafikut për të kryer procedurat e duhura.

Komento: