Aksident në Prishtinë, ka të lënduar

11:00 | 29 Tetor 2019

Vetaksident në Emshir, tre të lënduar.

Tre persona kanë mbetur të lënduar në një vetaksident trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen “Emshir” në kryeqytet.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

“Sot në orën 07:45 në Emshir ka ndodhur një vetaksident trafiku, si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona të cilët janë dërguar në emergjencë për trajtim mjekësor”, tha Krasniqi.

Gjithashtu, siç shihet edhe në fotografinë nga vendi i ngjarjes, ka dëmtime materiale.

Komento: