Aksident në Prishtinë, ka të lënduar

17:10 | 16 Korrik 2022

Aksidentet janë shtuar shumë ditëve të fundit.

Një aksident trafiku në mes dy automjeteve ka ndodhur sot në mesditë në lagjen “Dardania”, në Prishtinë.
Si pasojë e tij, janë lënduar pesë persona.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15;30 në rrugën “Bill Clinton”.

“Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit pesë personave iu është ofruar ndihma mjekësore. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë ajo.

Komento: