Aksident në Prishtinë, ka të lënduar

19:09 | 21 Maj 2019

Aksidentet janë bërë shumë të shpeshta në vendin tonë.

Një aksident komunikacioni ka ndodhur rreth orës 18, tek mbikalimi, pranë shkollës “Ali Sokoli”, në Prishtinë.

Në aksident është përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.

Ngasësi i motoçikletës raportohet se është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Komento: