Aksident në Prishtinë, lëndohen 6 persona

08:49 | 14 March 2019

Një aksident ka ndodhur sot në Prishtinë, përkatësisht tek mensa e studentëve ku kanë pësuar lëndime 6 persona.

Një aksident komunikacioni ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në Prishtinë ku janë përfshirë dy makina.

Si pasojë e aksidentit 6 persona kanë marrë lëndime të lehta trupore. Kjo është konfirmuar nga Policia e Kosovës, si dhe të përfshira në këtë aksident janë dy automjete.

Aksidenti ka ndodhur pranë mensës së studentëve, më saktësisht tek rruga “Eqrem Çabej” në kryeqytet.

Për Gazetën Express, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se sipas ekzaminimit nga njësiti i trafikut dyshohet se aksidenti është shkaktuar për shkak të mos respektimit të semaforit.

“Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit 6 persona kanë marrë lëndime trupore. Sipas ekzaminimeve nga njësiti i trafikut dyshohet se aksidenti është shkaktuar për shkak të mos respektimit të semaforit.

Ajo tha se personat e lënduar kanë marrë lëndime të lehta. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:00.

Komento: