Aksident në Prishtinë, lëndohet një person

20:00 | 29 Janar 2022

Aksidentet janë shtuar ditëve të fundit.

Një vetaksident ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Vranidoll në komunës së Prishtinës.

Zëdhënësi i Policisë Agron Borovci ka bërë të ditur për Gazetën Online Reporteri.net se si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime.

“Rreth orës 17:00, është raportuar për një vetaksident trafiku të ndodhur në fshatin Vranidoll të komunës së Prishtinës. Nga informatat e para bëhet e ditur se në këtë vetaksident është përfshirë një veturë ndërkohë që një person ka vazhduar të marrë trajtimin mjekësor për shkak të lëndimeve të marra nga aksidenti. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti”, tha Borovc-së.

Komento: